Edicioni i nëntë i “Big Brother Albania” ka filluar zyrtarisht, dhe ndërkohë ka nisur edhe prezantimi i banorëve.
E para që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është një vajzë 23-vjeçare, e quajtur Fotini. Ajo punon si agjente shitjesh në Tiranë dhe është nga Gjirokastra. Por historia e saj nuk është aspak e lehtë. Fotini ka humbur të dashurin. Këtë ne tregoi mikesha e saj, nëpërmjet klipit të prezantimit, megjithatë nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
Ndërkohë, si shumë shqiptarë të tjerë, Fotini ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së saj jashtë kufijve, në Greqi.
Siç bëri me dije Arbana, fituesi këtë vit nuk do të jetë një, por dy. Do jetë dy persona ata që do fitojnë 100 milionë lekë, dy persona që dashurohen, dy partnerë, miq të mirë, motër e vëlla, dy persona që bëjnë një pakt… por cili do jetë personi që do të shoqërojë Fotininë? Kjo ende nuk është bërë e ditur. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post