Bashkim Mekolli vrau mëngjesin e djeshëm vraun e tij me sqeparë dhe me thikë në oborrin e shtëpisë. Ndërsa dje u përfol për një depresion të mudshëm, bazuar dhe te dëshmia e të atit të autorit të vrasjes, sot kjo hidhet poshtë.
Mekolli në deklarimin e tij në Polici ka thënë se bashkëshorten e ka vrarë për shkak se dyshonte se ajo e tradhëtonte. Po ashtu ai ka treguar se ata grindeshin vazhdimisht se dhe ai i kërkonte llogari vazhdimisht se ku shkonte.
‘’Nuk jam bërë pishman për atë që bëra. Ne grindeshim çdo ditë, dyshoja se ajo më tradhëtonte. I kërkoja gjithmonë llogari ku shkonte por ajo s’më përgjigjej siç duhet.
Isha xheloz dhe prandaj e vrava. U zgjova në mengjes dhe u zumë ajo s’më dëgjonte. Edhe me babain nuk flisja prej kohësh. Sherri me gruan nisi që ne darke dhe nuk durova dot mora çfarë gjeta para dhe e godita në kokë kur e pashë në oborr, kaq mbaj mend”, ka thënë Mekolli në Polici.
“Shuplaka” publikon më poshtë dhe foton e Bashkim Mekollit, i arrestuar për vrasjen e gruas së tij.
(E.K/SHUPLAKA)