10:57 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U ekzekutua me 8 plumba brenda makinës, kush është 30 vjeçari që iu bë atentat në Vlorë pasi përfundoi burgun në Itali (Foto)

21:56 | 01/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U ekzekutua me 8 plumba brenda makinës, kush është 30 vjeçari që iu bë atentat në Vlorë pasi përfundoi burgun në Itali (Foto)

Fax News ka siguruar fotografinë e 30 vjeçarit Benjamin Bezhanaj, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e sotme në hyrje të fshatit Fushë Dukat në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se ka qenë i dënuar më parë në Itali dhe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer.

Atij i është bërë pritë në hyrje të fshatit, kur po kthehej në banesë pasi kishte çuar të fejuarën në shtëpinë e saj.

Ndonëse kishte tentuar të largohej me makinë, pas disa metrash humbi kontrollin e automjetit dhe aty iu afruan agresorët, të cilët e qëlluan me breshëri plumbash. Në trup i janë gjetur mbi 8 plumba ndërsa mësohet se 30 vjeçari kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia.

I riu nuk është skeduar asnjëherë nga policia shqiptare. Është e paqartë përse ka ndodhur atentati ndaj tij pasi rezulton i qetë dhe pa probleme. Edhe banorët thonë se nuk dinë ndonjë rast që të ketë qenë i përfshirë në ndonjë çështje apo probleme të mëparshme.

Policia bën me dije detajet e para duke thënë se ishte një telefonatë që i njoftoi për atentatin dhe ngriti në këmbë oficerët për të mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(A.M/Faxweb.al)

Etiketa: atentatBenjamin Bezhanaj
Pas

Po kthehej nga shtëpia e të fejuarës, zbulohet si u zu në pritë 30-vjeçari në Vlorë që sapo ishte kthyer nga Italia (Si e mësoi policia për atentatin)

Para

“Do të të thoja një fjalë, por s’po ta them”, Grida Duma debaton ashpër me Frrok Çupin pas “shuplakës për Ramën”: Provoje dhe do e shikosh

Para
“Do të të thoja një fjalë, por s’po ta them”, Grida Duma debaton ashpër me Frrok Çupin pas “shuplakës për Ramën”:  Provoje dhe do e shikosh

"Do të të thoja një fjalë, por s'po ta them", Grida Duma debaton ashpër me Frrok Çupin pas "shuplakës për Ramën": Provoje dhe do e shikosh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.