Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku një person është gjetur i vrarë në zonën e Livadhes në Shkodër.
Viktima është gjetur i vrarë, ndërsa në një zonë pak më larg është gjetur mjeti i braktisur. Mendohet se i riu është vrarë diku tjetër, dhe trupi është hedhur aty.
MegjIthatë policia bën me dije se makina e djegur e gjetur afër viktimës nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë. Ndërkohë familjarët nuk kanë lejuar gazetarët afër vendngjarjes.
Faxweb.al raporton se viktima është Arjan Ferracaku, 30-vjeç, ndërsa është shumë herët të flitet për shkaqe të kësaj vrasjeje. Ferracaku ka qenë pronar i një hoteli në zonën e Velipojës, dhe ishte baba i dy fëmijëve. Po ashtu ai ka pasur dhe një restorant në Shkodër.
Zona e Livadhes është e thellë dhe kjo ka vonuar disi në lokalizimin e mjetit. Dyshimet janë se i riu mund të jetë vrarë shumë orë më herët.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=Pz1l9zhYfp0&feature=youtu.be