02:34 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kush është biznesmeni nga Fieri që ka në pronësi vilën ku ishte ngritur një laborator droge

12:28 | 15/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është biznesmeni nga Fieri që ka në pronësi vilën ku ishte ngritur një laborator droge

Mëngjesin e kësaj të shtune u bë i ditur zbulimi i një tjetër laboratori droge, i ngritur në katin e dytë dhe të tretë të një vile 3-katëshe në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit.

Vila që shërbente për kultivimin, tharjen e bimëve narkotike, mësohet se është në pronësi të shtetasit Piro Bare. Ai njihet në Fier si biznesmen që ka në pronësi disa aktivitete fitimprurëse.

I njohur ndër të tjera si biznesmen hidrokarburesh, emri i tij u lakua më së shumti rreth tri vite më parë, kur ai u dyshua se ishte objektivi i një atentati që po përgatitej më  25 janar të 2014-ës nga Julian Sinanaj, i cili akuzoi në atë kohë Ilir Karçinin si porositës të asaj ngjarje.

Atëherë ai rrëfente se si rivali i tij në biznes, preu foton ku kishin dalë bashkë në Milano dhe ia dha Sinanajt për ta vrarë.

Piro Bare rezulton se është pronari i vilës 3-katëshe ku kultivohej drogë, e cila doli zbuluar pas faturës së kripur të energjisë elektrike. Nuk dihet nëse ai ka pasur dijeni për aktivitetin e qiramarrësit  me iniciale E. F. i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Tetë persona u vunë në pranga për këtë aktivitet kriminal, ndër ta 6 burra dhe 2 gra. Mes të arrestuarve ishin edhe dy punonjës të OSHEE-së.

(XH.A/SHUPLAKA)

 

Piro Bare

(Vila në pronësi të Piro Bare ku u gjet laboratori i drogës)

Etiketa: biznesmenFierlaborator drogePiro Bare
Pas

“Do i drejtohemi PPE-së për ndërhyrje”, Basha flakë për flakë Metës: Pa qeveri teknike s’ka zgjedhje, në situatë mosbesimi me ju

Para

Rama s’i ndal batutat, pas takimit me Metën, meme me Bashën dhe…

Para
Rama-komentuesve: “S’ta plotësoj dot këtë dëshirë prej çadre”, “Gjyshen mos e ngatërro”

Rama s’i ndal batutat, pas takimit me Metën, meme me Bashën dhe…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.