Robert Hajrulla është babai i 25 vjeçarit Ines Hajrulla i cili mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh, në qytetin e Vlorës.
Kush është Robert Hajrulla?
Nga burime të afërta mësohet se Roberti është pronari i një lokali në Vlorë që mban emrin “Inin”. Para tre vitesh, më 25 tetor 2014, biznesmeni Robert Hajrulla u arrestua nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.
Në atë kohë OSSHE-ja konstatoi se 45-vjeçari Hajrulla kishte realizuar një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në lokalin e tij.
Ines Hajrulla mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi më eksploziv. 25-vjeçari ndodhej në automjetin e tij tip “Jeep”, me targa AA 298 SL, dhe po udhëtonte nga Prefektura në drejtim të zonës së quajtur “Bishti i Kalldrëmit”. I riu për momentin ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve.(F.M/Faxweb)