04:18 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është bodygardi që Lady Diana e dashuroi marrëzisht, dyshimet e Princeshës për vdekjen e tij në një aksident me motor (VIDEO)

14:35 | 08/08/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është bodygardi që Lady Diana e dashuroi marrëzisht, dyshimet e Princeshës për vdekjen e tij në një aksident me motor (VIDEO)

Barry Albert Mannakee, është truproja që Princesha e Anglisë Lady Diana ka dashuruar marrëzisht.

Në kasetat e publikuara së fundi Diana rrëfen me gojën e saj se e kishte dashuruar truprojën Mannakee, madje për vdekjen e tij ajo dyshon nëse ishte thjeshtë një aksident.

Barry Albert Mannakee thuhet thjesht se ai vdiq në një përplasje trafiku në maj të vitit 1987, ndërsa udhëtonte në shtëpi nga puna.

Ish-zyrtari i mbrojtjes mbretërore la një grua, Susan,  e vetëpunësuar dhe dy vajza adoleshente, Clare dhe Michelle.

Një hetim dy muaj më vonë vendosi se vdekja e tij u shkaktua në një mbrëmje me shi në një aksident midis një motoçiklete Suzuki në të cilën kishte hipur dhe një Fordi Fiesta.

Kur i tha për përplasjen fatale  Princi Çarls, Diana thuhet se ka qarë në mënyrë të pakontrolluar, por jo në momentin që mori lajmin. Princi e njoftoi bashkëshorten e tij për vdekjen ndërsa ishin në rrugën e tyre drejt Festivalit të Filmit në Kanë. Diana, 25 vjeç, thuhet se ka ngrirë.

Natyrisht, vuajtja e saj nuk ishte e njohur për botën e jashtme.

Diana shpreht në video se ishte shumë e lumtur kur Mannakee ishte aty pranë me të,  madje ishte e gatshme të jepte gjithçka nga jeta mbretërore për të ikur dhe jetuar  diku tjetër me truprojën të cilin e dashuronte.

Madje Diana thotë se edhe ai mendonte se kjo ishte diçka e mirë.

Për vdekjen e tij princesha mendon se nuk ishte një vdekje e rastësishme. Ajo beson se vdekja e tij shkatuar nga agjentët e shërbimit secret për shkak të romancës së tyre.

Për vdekjen e Dianës në Paris në vitin 1997 ka pasur teori konspiracioni se edhe mund të ishte e organizuar për shka se ajo ishte me Dodi Fayed, por për vdekjen e truprojës ideja se mund të ishte e organizuar nuk ishte marrë asnjëherë seriozisht.

Këtë fundjavë, më shumë se 30 vjet pas aksidentit rrugor në Lindjen e Londrës, filmimet  Princeshës janë duke u transmetuar për herë të parë në televizionin britanik, në dokumentarin televiziv Channel 4, Diana: “In Her Oën Ëords”

Mannakee, që ishte i martuar, ishte 37 vjeç kur ishte spostuar në Kensington Palace si oficer i mbrojtjes personale i Princeshës në vitin 1985, një vit pas lindjes së Princit Harry dhe kur martesa e Dianës dhe Charles ishte tashmë në vështirësi.

Në një moment kur të dy ishin vetëm një anëtar i lartë i stafit të Çarls papritur hedh kokën rreth derës,  ka thënë një burim Pallati dhe gjen Princeshën dhe detektivin e saj në një situatë komprometuese.

Kishte edhe zëra rreth miqësisë së pazakontë. Ata ishin parë duke vozitur vetëm në kodrat mbi Balmoral. Mannakee i kishte dhënë asaj një ari ngjyrë kafe që mbante në shtratin e saj.

Pasi Charles u informua mbi lëvizjet e dyshimta të gruas së tij Mannakee u thirr para mbikëqyrësve të tij dhe u akuzua se ishte “bërë shumë i njohur” me Princeshën.

Ai u shkarkua nga të gjitha detyrat mbretërore dhe u kthye në skuadrën e Mbrojtjes Diplomatike. . Më pak se një vit më vonë, në mbrëmjen e enjte të 14 majit 1987, ai u vra në një aksident. Në atë kohë Diana ua tha dyshimet e saj miqve të ngushtë në lidhje me vdekjen e tij.

Përveç historisë së dashurisë me truprojën e saj Diana në dokumentarin e publikuar flet edhe për sekrete të tjera të jetës së saj që nga fëmijëria e deri tek marrëdhënia e vështirë me Proncin Charles.

Miqtë e princeshës si edhe familja mbretërore britanike, nuk e shohin me sy të mirë këtë publikim, që hap plagët e vjetra të monarkisë, sidomos për komentet mbi jetën e Dianës me princin Çarls.

Bëhet fjalë për 25 kaseta, ku secila prej tyre zbulon disa nga sekretet më të rënda të princeshës së Anglisë.

Në minutën e 38 dhe të 44 Diana flet për historinë e dashurisë së saj me Mannakee.

(B.H/Shuplaka)

https://www.youtube.com/watch?v=GjmOSSssqIc

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Diana
Pas

Zjarri në Tunelin e Elbasanit, arrestohen 3 të rinj si autorë të dyshuar

Para

Presidenti Donald Trump hap televizionin e tij: Sfidë ”Fake News”-eve

Para
Presidenti Donald Trump hap televizionin e tij: Sfidë ”Fake News”-eve

Presidenti Donald Trump hap televizionin e tij: Sfidë ''Fake News"-eve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.