Një shpërthim me tritol është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë private në zonën e Mëzezit në kryeqytet.
Si pasojë e shpërthimit burrë dhe grua, që ishin në banesë në momentin e shpërthimit kanë marrë plagë të shumta. Dy të plagosurit janë identifikuar si Lulëzim Selfo 48 vjeç dhe Lirie Selfo 40 vjeç.
Dyshimet e para të Policisë janë se shpërthimi mund të ketë ndodhur për çështje pronësie.
Sakaq Policia ka shoqëruar disa persona duke i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen.
Detajet e policisë:
Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)