Nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër mësohet se kanë ngelur të plagosur një çift të rinjsh.
Don Lisi dhe vjaza me iniciale L.T është çifti që u plagos pas breshërisë së plumbave. Vajza ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa djali ka marrë plumba në kraharor dhe është në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, tek ish sheshi i 5 heronjve, ku ka pasur të shtëna me armë nga një makinë jeshile.
Dy persona kanë qëlluar nga makina në drejtim të një çiftit dhe janë larguar me shpejtësi. Po kështu i plagosur ka ngelur edhe kalimtari Enrik Prenushi.
Dyshohet se ka qenë një femër që ka hapur zjarr, e më pas një djalë të cilët kanë qëlluar nga makina në drejtim të çiftit. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post