Arta Marku, kryeprokurorja e re e sapozgjedhur mori sot zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i saj Adriatik Llalla.
Menjëherë pas marrjes së detyrës Marku ka qenë e pranishme në ambjentet e Kuvendit ky ishte një takim për zgjedhjet e institucioneve të pavarura të Vetingut. Kryeprokurorja është parë e buzëqeshur krah Avokates së Popullit, Erinda Ballaca dhe Guvernatorit Gent Sejko.
Po kjo nuk është e gjitha! ‘’Fax News” mëson se Marku ka pasur një takim rreth 50 minuta me deputeten socialiste Ermonela Felaj. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij takimi, po dje Felaj në ‘’Fax News” tha se ajo dhe Marku kishin qenë në një klasë.
E megjithë miqësinë e tyre, lind një pyetje shumë e thjeshtë: A duhet që kryprokurorja, që qëndron në krye të një organi hetimor ta nisë me takime kaq të afërta me politikën?!
Marku u zgjodh mes polemikave të shumta gjatë ditës së djeshme në Kuvend, ku shumë e kritikuan për faktin se u përdor nga qeveria e Ramës. Na mbetet të presim dhe të dëgjojmë më shumë rreth takimit.
(E.K/FAXWEB)