Me urdhër-arrestet për drejtuesit e Policisë në Vlorë, situata bëhet edhe më e qartë në lidhje me hetimet e Prokurorisë mbi dosjen ‘’Habilaj”.
Edhe pse urdhër arrestet janë lëshuar asnjë nga drejtuesit e Policisë në Vlorë nuk është kapur deri më tani.
Ajo që po përflitet nga dje është edhe fakti i marrjes në pyetje nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të deputetes socialiste Elona Gjebrea. Lajmi është thënë fillimisht në emisionin ‘’Opinion” dhe më pas është konfirmuar edhe nga burime të ‘’Lapsi.al”.
Ajo është thirrur në Prokurori për të dhënë deklarime për hetimet, pasi gjatë kohës kur vepronte banda e Habilajve, Elona Gjebrea ka qenë zv.ministre e Brendshme, pra numri dy pas Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme. Dyshohet se Elona Gjebre ka qenë në makinë me Habilajt, por nuk dihet sa i vërtetë është ky informacion.
(E.K/Faxweb)