Një ditë pas vdekjes së nënkomisares Xhylia Zyfi, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai, përmes një dedikimi mjaft prekës, sjell në vëmendje të gjitha ngjarjet tragjike të ndarjes nga jetsa të të rinjve të Policisë. Mullai tregon se Xhulia sapo ishte diplomuar dhe ishte mjaft e gëzuar për këtë, por ishte një fatkeqësi shëndetësore që ia ngriu buzëqeshjen.
“Por homazhi im sot shkon për Xhuljan, që Policinë e kishte ëndërr , që gjatë këtyre pak viteve që shërbeu me dinjitet nuk u ndal , por kërkoi më shumë tek vetja duke vazhduar studimet për tu bërë oficere. Sapo u diplomua dhe natyrshëm gëzimi ishte i pamasë kur arrin me dinjitet e përkushtim të ngjitësh shkallët e karrierës, një fatkeqësi shëndetësore i ndërpreu gëzimin, i ngriu buzëqeshjen në buzë. Kolegët e koleget e saj i qëndruan pranë në spital me shpresën se do rikthehej përsëri në familjen tonë të madhe, por Zoti donte ta merrte me vete dhe e mori. U prehsh në paqe Xhulja.“, shkruan Mullai.
Xhuli Zyfi ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e një hemoragjie cerebrale.
DEDIKIMI I PLOTË
U prehsh në paqe kolegia, shoqja, mikja jonë , Xhulja ZYFI.
Një tjetër efektive e Gjeneratës së re të Policisë është ndarë nga jeta, nga familja e saj , por edhe nga familja jonë e madhe, Policia e Shtetit.
I japim lamtumirën e fundit sipas protokollit atyre punonjësve të policisë që bien në detyrë e për shkak të detyrës, apo atyre që humbin jetën aksidentalisht, se kështu e përmban rregullorja e protokolli.
Por homazhi im sot shkon për Xhuljan, që Policinë e kishte ëndërr , që gjatë këtyre pak viteve që shërbeu me dinjitet nuk u ndal , por kërkoi më shumë tek vetja duke vazhduar studimet për tu bërë oficere.
Sapo u diplomua dhe natyrshëm gëzimi ishte i pamasë kur arrin me dinjitet e përkushtim të ngjitësh shkallët e karrierës, një fatkeqësi shëndetësore i ndërpreu gëzimin, i ngriu buzëqeshjen në buzë.
Kolegët e koleget e saj i qëndruan pranë në spital me shpresën se do rikthehej përsëri në familjen tonë të madhe, por Zoti donte ta merrte me vete dhe e mori.
U prehsh në paqe Xhulja.
Nuk janë vetëm Dëshmorët burim frymëzimi për Gjeneratën e Re dhe për tërë Policinë në tërësi, por janë edhe këto shembuj të dinjitetit e personalitetit, të këmbënguljes për të ecur përpara , për të qenë sa më i dobishëm për shoqërinë, shembuj që frymëzojnë Gjeneratën e Re , si të ecë në rrugën e drejtë, të moralit, sakrificës , ndershmërisë, karrierës dhe si të shndërrohen në punonjës policie shembull për tu adhuruar nga komuniteti ku ata shërbejnë.
Gjatë viteve të fundit në pozicionin e Zëdhënësit të Policisë së Shtetit kam patur mundësinë të njoh pothuajse të tërë djemtë e vajzat e Gjeneratës së Re të Policisë së Shtetit.
Të njihja Edisonin, 26 vjeçarin nga Korça, që iu ndërpre jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Lorentin 27 vjeçar nga Devolli që para dy ditësh humbi jetën gjatë kthimit nga detyra.
Të njihja Paranxhelën, 23 vjeçaren nga Durrësi e Jeroldinën , 23 vjeçaren nga Saranda, që u ndanë nga jeta krejt papritur , duke marrë një vendim ekstrem për jetën e tyre.
Polic e police shembull në punë e në shoqëri që me ikjen e tyre nga kjo jetë shkaktuan shumë dhimbje jo vetëm tek familja e tyre por tek të gjithë ne. Zoti ju donte pranë.
Punonjësi i Policisë është njeri me gjak, me ndjenja, si çdo pjesëtar tjetër i shoqërisë. Edhe ne kemi halle, probleme, gëzime hidhërime, edhe ne gabojmë e s’jemi të përkryer.
Edhe ne rritemi e zhvillohemi në përpjestim të drejtë me zhvillimin shoqëror të vendit, e më shpejt e më mirë se ky zhvillim.
Shpesh akuzohemi e sulmohemi pa të drejtë, etiketohemi si bandë e lloj – lloj epitetesh.
Por mos harroni lodhjen, mundin, djersën, përkushtimin, privimin nga shumë gjëra, rrezikun e sakrificën që bëjnë punonjësit e Policisë të Shtetit.
Mos harroni se këta djem e vazja, burra e gra, sakrifkojnë shumë nga vetja e familja e tyre për ti shërbyer me dinjitet familjes së madhe, shoqërisë ku bëjnë pjesë.
Mos harroni se në Policinë e Shtetit punojnë me ndershmëri e përkushtim mijëra djem e vajza, burra e gra.
Dua ta mbyll me një premtim për familjarët e të gjithë punonjësve që largohen fizikisht nga jeta, nga familja jonë e madhe, se derën e kësaj shtëpie të përbashkët do ta keni përherë hapur. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post