Mësohet identiteti i efektives së Forcave Shqiponja, e cila mbeti e palagosur në ngjarjen e rëndë që tronditi Elbasanin ditën e sotme, ku mbeti i vdekur në vend Pjerin Xhuvani.
Ajo është Xhensila Sota efektivja e cila një vit më parë u promovua dhe si një frymë e re në forcat Shqiponja në Elbasan.
Në videon e postuar në Facebook efektivja Sote flet për veten e saj dhe detyrimin që ka ndaj komunitetit të qytetit të saj.
Si pasojë e të shtënave me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, përveç efektives Sota kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, nga 2 kahet politikë. Sipas raportimeve zyrtare të plagosur kanë mbetur Emiljan Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Pavlo Vuksani.
Konflikti dyshohet se ka nisur pasi anëtarë të Partisë Demokratike së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Gazmend Bardhin, kanë ndaluar një automjet në të cilin ndodhej viktima dhe të plagosurit të cilët dyshohet se po shpërndanin para për blerjen e votave, në lagjen ‘5 Maji’ të qytetit..