Mbërmjen e djeshme këngëtari shqiptar Ermal Meta bashkë me kolegun e tij Fabrizio Moro fituan “Sanremo 2018”. Dueti i shqiptarit me Fabrizio Moro i titulluar “Non mi avete fatto niente” triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut. Ky triumf na bëri krenar të gjithëve.
Kush është Ermal Meta?
Ermal Meta ka lindur në qytetin e Fierit dhe që kur ishte ishte 13 vjeç shkoi për të jetuar në Bari me familjen e tij. Karrierën e tij e nisi si kitarist i grupit “Ameba 4”. Grupi konkurroi në kategorinë e të rinjve në Sanremo të vitit 2006 me këngën “Rido… forse mi sbaglio”.
Ermal Meta e vazhdoi karrierën e tij në muzikë dhe në vitin 2009, Meta formoi një tjetër grup, La Fame di Camilla, me të cilët realizoi tre albume. Në 2010, ai mori pjesë përsëri në Sanremo në kategorinë e artistëve të rinj.
Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri etj. Ai nihet si kantautor shumë i mirë. Gjithashtu, ai ka shkruar dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv “Braccialetti Rossi”.
Në vitin 2017 ai konkurroi për herë të tretë në Sanremo, por për herë të parë si solist. Në “Sanremo 2018” fitoi çmimin e parë. (J.V/Faxweb)