Ditën e djeshme kryeministri Rama vendosi në krye të të ministrisë së Drejtësisë Etilda Gjonajn. Deri më tani ajo ka mbajtur postin e zv/ministres së Drejtësisë.
Gjonaj gjithë karrierën e saj e fokusuar te drejtësia dhe ligjet. Tashmë ajo ka një në drejtim një ministri të rëndësishme pasi duhet të përfundojë një sërë reformash.
Kush është Etilda Gjonaj
Etilda Gjonaj ka linduar më 6.05.1981. Shkollën e mesme e bërë në gjimnazin “Qemal Stafa”, Tiranë. Kreu studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për periudhën 1999 – 2003.
Në vitin 2004 ka fituar titullin Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Gjatë periudhës 2009-2011 ka ndjekur ciklin e studimeve pasuniversitare në shkenca penale në Fakuletin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranë, duke marrë diplomën Master shkencor në Shkenca penale. Aktualisht ndjek studimet e Doktoraturës në Shkencat penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Që nga viti 2002 është punësuar pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si një nga organizatat më të njohura dhe aktive në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në vend.
Gjatë eksperiencës më shumë se 11 vjeçare në KShH është ngarkuar më përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në pozicionet “Jurist”, “Koordinatore Projekti” dhe së fundmi, prej katër vitesh ka qënë “Drejtuese e Programit nr.1 “Reforma Ligjore dhe Institucionale, Drejtësia dhe Reforma Zgjedhore”, pozicion të cilin e vazhdoi deri në emërimin si Komisionere në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Gjatë angazhimit të saj në KSHH ka drejtuar gjithashtu dhe Klinikën ligjore pranë kësaj organizate. Gjatë periudhës 2008 – 2011 është angazhuar si pedagoge e jashtme në Departamentin e së Drejtës Penale, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka patur një aktivitet të shquar në një sërë publikimesh, studimesh kërkimore dhe shkrimesh në revista juridike në fushën e drejtësisë si dhe pjesëmarrjes si lektore në një sërë trajnime, konferenca dhe seminare si vendase dhe ndërkombëtare. Ka dhënë kontributin e saj si eksperte e angazhuar nga organizata vendase dhe ndërkombëtare në një sërë raportesh dhe studimesh si Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të planeve të veprimit të Shqipërisë për procesin e Integrimin Europian; monitorimi i zbatimit të plan veprimit të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit; Monitorimi i zbatimit të Rekomandimeve të Komisionit Europian nga shteti Shqiptar 2008 – 2012; Monitorimi i zbatimit të plan veprimit të reformës në drejtësi 2011 – 2013, etj.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e rrjeteve të ndryshme si Koalicioni i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Rrjetit të monitoruesve të gjykatave, etj.
Ka marrë pjesë në një sërë trajnime, konferenca dhe grupe pune si brenda vendit dhe jashtë tij në fushën e të drejtave të njeriut. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane. Ka njohuri të pakta në gjuhën frënge.
Në 10 prill të vitit 2014 është emëruar Komisionere e Avokatit te Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë në 10 me një mandat 3 vjeçar. (J.V/Shuplaka)