Në dhomën e një hoteli te “Bulevardi Zogu I” në Tiranë është gjendur i vdekur një person me ermrin i Ardian Laze.
Por Ardian Laze ka qenë i dënuar për vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2005. Kjo vrasje ka ndodhur në Lushnjë, në vitin 2005, kur Laze së bashku me shtetasin Dritan Bilbili vranë shtetasin Arben Hoxha.
Viktima Arben Hoxha njohej si “Ben Komisari” dhe asaj kohe shkonte në lokalin e lojërave të fatit të marrë me qira nga Laze dhe nuk paguante paratë.
Po 41 vjeçari shkonte jo rrallë herë për të luajtur në lojërat e fatit, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”m në lokalin “Xheal”, i cili ishte i marrë me qira nga Ardian Laze, 38 vjeç, ndërsa Dritan Bilbili njihej si administratori i tij.
Dy “menaxherëve” të lokalit të lojërave të fatit duket se jo rrallë herë i ishin ankuar punonjësit e tij se “Ben komisari” nuk pranonte të paguante lekët e lojërave që bënte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sherr e sipër ku Laze dhe Bilbili vranë Arben Hoxhën. (J.V/Shuplaka)