10:02 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është gjyqtari i parë që jep sot llogari për pasurinë, si mund të ndodhë shkarkimi i tij

10:26 | 21/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është gjyqtari i parë që jep sot llogari për pasurinë, si mund të ndodhë shkarkimi i tij

Ditën e sotme do të nis marrja në pyetje e gjyqtarëve. Pas 125 ditësh hetimesh dhe verifikimesh, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga përfaqësues të organeve ligjzbatuese shqiptare dhe ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, sot do të nisë maratona e seancave dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët e parë, të cilët po i nënshtrohen Vetingut.

Llogaridhënia publike për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale nis sot në orën 11:00, në Pallatin e Koncerteve, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Konkretisht, para trupës gjykuese së Vetingut sot do të paraqitet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për t’u hapur radhën në ditët në vijim kolegëve të tij në këtë gjykatë si dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Përballë Lulos do të jenë: Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja. Lulo, pak para zgjedhjeve të 2013, pikërisht në muajin maj, u emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ku më parë mbante pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë që nga viti 2005. Lulo u propozuar nga ish-Presidenti i Bujar Nishani, ndërsa u votuar nga Parlamenti i kontrolluar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, pa konsensusin e opozitës së atëhershme.

Ndërkohë që pyetje për Lulon do të drejtojnë dhe përfaqësues të SHBA-së dhe të BE-së.

Pas seancës me pyetje përgjigje Komisioni i Vlerësimit do të marrë një vendim për gjyqtarin Fatos Lulo, nëse duhet të përjashtohet nga drejtësia, duhet të shërbejë në sistem apo të vazhdojë shkollën e riedukimit.

Vendimi do të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore, ndërsa do të publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, bashkë me arsyet përkatëse.

Po si mund të shkarkohet nga puna një gjyqtar pas procesit të llogaridhënies:

Një gjyqtar apo prokuror do të shkarkohet nga detyra në rastet kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Vendimi për shkarkim merret edhe kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.

Subjekti shkarkohet edhe kur ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë si dhe kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale. Gjithashtu, prokurori apo gjyqtari do të shkarkohet nga detyra në rast se nga vlerësimi tërësor, ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit, shkruan shqiptarja.com.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: fatos lulolulo
Pas

Kokaina në Durrës, Xhafaj kërkesë Prokurorisë: Të pyeten Basha e Berisha, kanë dijeni për këto fakte

Para

I pari në rrjetë, gjyqtari Fatos Lulo jep llogari për pasurinë. Dikur i justifikonte si dhurata të së motrës

Para
I pari në rrjetë, gjyqtari Fatos Lulo jep llogari për pasurinë. Dikur i justifikonte si dhurata të së motrës

I pari në rrjetë, gjyqtari Fatos Lulo jep llogari për pasurinë. Dikur i justifikonte si dhurata të së motrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.