Ka nisur sot seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Besim Trezhnjeva.
Besim Trezhnjeva aktualisht është gjyqtar në gjykatën e Apelit Durrës dhe kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia. Sipas KPK-së janë gjetur shkelje në deklarimin e pasurosë së Tezjhnjevës.
Relatorët e KPK kanë deklaruar se gjyqtari Trezhnjeva nuk ka qenë bashkëpunues në komision, ndaj dhe hetimi është bazuar në deklarimet e tij pranë ILDKP.
Trupa gjykuese ka lexuar shkresën e ILDKP, ku kjo e fundit ka konstatuar se deklarimet e gjyqtarit Trezhnjeva nuk janë të sakta, pasi ai nuk ka burime për të justifikuar pasurinë, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.
Lidhur me këtë, KPK ka hetuar pasuritë e gjyqtarit dhe personave lidhur me të, prej ku ka rezultuar se Trezhnjeva ka një apartament banimi në Tiranë 96 m2, apartament të përshtatshëm për aktivitet tregtar me sipërfaqe 65 m2 po në Tiranë, për të cilat nuk ka deklaruar burim të ardhurash, si dhe një tjetër apartament 143 m2.
Para tij ish-gjyqtari Fatos Lulo nuk mundi ta kalonte vettingun, ndërsa Vitore Tusha doli e pastër duke vazhduar detyren e saj.
(E.K/FAXWEB.AL)