Gjyqtarja Fildes Hafizi ka mbetur e vdekur sot në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.
Ish-bashkëshorti i saj ka qëlluar sot dy herë me armë duke e vrarë brenda në makinë. Ndërkohë që ky nuk ishte rasti i parë i dhunës ndaj saj.
Edhe në 2015-tën Kasëmi kishte tentuar ta vriste atë në sy të dy fëmijëve të tyre. Hafizi ishte Gjyqtare e Shkallës së Parë në qytetin e Shkodrvs.
Paraprakisht dyshohet për dhunë sistematike nga ana e Kasemit. Në 2015-tën Hafizi me dy fëmijët e saj kishin qenë me pushime në Golem ku është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.
DOSJA E PLOTË E PROKURORISË PËR NGJARJEN NË GOLEM NË 2015-TËN:
Shtetasja Fildes Hafizi ka kallezuar se ka qene e martuar me shtetasin Fadil Kasemi e se ne muajin maj te ketij viti ishin divorcuar, divorc per te cilin Fadili nuk ka qene dakord.
Para disa ditesh ajo ka ardhur ne plazh ne Golem se bashku me nenen dhe dy femijet, te cilet i ka ne kujdestari, ku ka marre nje dhome me qera. Per levizjen e femijeve ajo ka vene ne dijeni te atin e tyre, shtetasin Fadil Kasemi. Femijet kane mbajtur lidhje me te atin, duke telefonuar me te disa here ne dite.
Çifti ka patur probleme e mosmarreveshje gjate koheve te fundit dhe shtetasja Fildes Hafizi, duke u ndjere e rrezikuar, i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kerkese per leshim te urdherit te mbrojtes, por ne gjykimin e kerkeses se saj ajo nuk eshte paraqitur e per pasoje gjykata ka pushuar gjykimin.
Me 19.07.2015, rreth ores 16.00’, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa per te shkuar tek shezlonet ne ane te detit, kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkeshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare eshte afruar me vrap pa i lene mundesi Fildesit qe te largohet apo te fshihet.
Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar te hapte nje çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i eshte drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte femijet jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çanten. Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rezuar ne rere. Ata jane perleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka nderhyre djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çanten e te tentoje te nxjerre prej andej nje send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre ate.
Po ashtu, kane nderhyre edhe persona te tjere. Duke perfituar nga kjo nderhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çanten qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bertiste: “Po me vret, po me vret” dhe i ka kekuar ndihme si dhe te njoftonte policine. Policia ka mberritur shume shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorezuar çanten, te cilen e kishte patur Fadili Kasemi.
Brenda ne ke te çante policia gjeti e sekuestroi nje arme zjarri pistolete TT model 54 me kreher te vendosur ne te.
Pas ngjarjes, Fadili eshte ulur ne shezlon, duke mbajtur koken me duar dhe kur ka shkuar policia per ta shoqeruar eshte prezantuar me gjeneralitete te sakta dhe nuk ka paraqitur asnje rezistence. Nga verifikimi me gyp-indikator alkoli rezultoi se shtetasi Fadil Kasemi kishte perdorur pije alkolike dhe permbajtja e alkolit ishte 0,1% – 0,2 %. Ai ka pretenduar se ka konsumuar i vetem raki dhe vere ne sasi qe nuk justifikojne ate shkalle perqendrimim te konstatuar.
Shtetasi Fadil Kasemi ka pretenduar ka qene nen ndikimin e alkolit dhe nuk i perceptonte drejt gjerat, por ka thene se arma dhe çanta nuk jane te tijat, por ne lidhje me çanten ka pretenduar se ajo i perkiste nje personi qe nuk e njihte e qe e kishte provokuar duke iu ulur ne tavoline, si dhe qe i kishte marre çelesat e vetures dhe i kishte futur ne çante . Vetura tip “BMË”, çelesat e te ciles u gjeten e u sekuestruan ne çanten ku ishte pistoleta i perket shtetasit fadil Kasemi, i cili e kishte blere pa bere dokumentat perkatese, pasi e kishte ne prove per disa dite.
Nga kqyrja trupore e shtetases Fildes Hafizi konstatohet ne fyture shenje dhune fizike ne te. Kjo shtetase eshte pajisur me vendim per ekspertim mjekoligjor, ekspertimi cili nuk eshte kryer ende.
Arma e sekuestruar eshte derguar per ekspertim dektikloskopik veleresues e teknik balistik
Sherbimet e policise gjyqesore te Komisariatit te Policise Kavaje, fillimisht kane shoqeruar shtetasin Fadil Kasemi per ne Komisariatin e Policise Kavaje e me pas, ndaj tij u vendos masa e arrestit ne flagrance.
Ne kontrollim e vetures nuk rezultoi te gjendej apo sekuestrohej ndonje send i kundraligjshem.
Faktet e mesiperme permbajne elemente te vepres penale te prodhimirt e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te dhunes ne familje, te parashikuat nga neni 278/4 dhe 130/a/4 i K.Penal.
Sherbimet e policies gjyqesore te Komisariatit te Policise Kavaje ne perputhje te plote me neni 252 te K.Pr.Penale vendosen masen e “arrestimit ne flagrance ” ndaj shtetasit Fadil Kasemi, pasi ai eshte kapur me sende te kundraligjshme qe perbejne objektin e vepres penale te parashikuar nga neni 278 io Kodit Penal si dhe eshte ne ndjekje nga personi i demtuar per vepren penale te parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.. Keto sherbime te policise gjyqesore duke respektuar kerkesat e nenit 251 te K.Pr.Penale , kane vendosur masen e “arrestimit ne flagrance ” ndaj shtetasit Fadil Kasemi. Vete i arrestuari Fadil Kasemi nuk ka paraqitur asnje pretendim lidhur me veprimet e policise gjate arrestimit te tij.
(E.K/SHUPLAKA)