09:38 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është greku që vrau Devi Kasmin, ish-polic i forcave speciale. Kur hyri në Shqipëri

14:08 | 02/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është greku që vrau Devi Kasmin, ish-polic i forcave speciale. Kur hyri në Shqipëri

Policia e Tiranës ka zbardhur sot vrasjen e Devi Kasmit, ndodhur pak ditë më parë në zonën e morgut në kryeqytet.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious që është edhe ekzekutori ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, në momentin e arrestimit i është gjetur edhe shumë e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi grek i arrestuar (ish-polic) është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge.

“Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit. Efthymiou Efthymious ka vrarë Devi Kasmin. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes” deklaron policia.

Personi që mendohet se ka porositur vrasjen e Kasmit, nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2015 Aurel Hoxhallari, 41 vjeç dhe kushëriri i tij janë arrestuar nga ana e Policisë si porositës të dyshuar për vrasjen e Pajtim Sejranit.

5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
  • Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
  • Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
  • Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

– 4 armë automatikë

– 2 snajper

– 4 pushkë automatike

– 1 armë antitank me 2 predha

– 1 bombë me telekomandim në distancë

– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

– 4 radio marrëse

– 1 dron

– 110 kg kanabis

– 2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.

(E.K/FAXWEB) 

 

 

 

Etiketa: devi kasmiREKUvrasja e devi kasmit
Pas

Detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit, pamjet filmike që zbuluan grekun

Para

Fotoja që na kishte humbur/ ”Entuziazmi i socialistëve kur votuan kundër teksteve falas për fëmijët”

Para
Fotoja që na kishte humbur/ ”Entuziazmi i socialistëve kur votuan kundër teksteve falas për fëmijët”

Fotoja që na kishte humbur/ ''Entuziazmi i socialistëve kur votuan kundër teksteve falas për fëmijët"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Tiranë/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, autori arratiset pas krimit, Policia vihet në kërkim të tij! U qëllua në këmbë, të panjohura shkaqet (EMRI)

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.