Elda Tabaku është 38-vjeçarja e cila para disa ditësh akuzoi për kanosje dhe kërcënime ish-bashkëjetuesin e saj, ish-deputetin e Partisë Socialiste, Hamit Kosta. Mësohet se Kosta nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga ish-bashkëjetuesja.
Ta prej 10 vitesh jetonin bashkë mësohet se kanë një vajzë së bashku.
Kosta pritet të dalë para togave të zeza ku do të vlerësohet masa e sigurisë ndaj tij. Ai u arrestua dy ditë më parë, pasi u akuzua për veprat penale “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. (J.V/Shuplaka)