Pas katër të arrestuarve, zbulohet emri i të dyshuarit të pestë për grabitjen e 3.2 milion dollarëve në afërsi të Rinasit.
Bëhet fjalë për Admir Murataj i arratisur nga burgu i Trikallës bashkë me grupin e Ilir Kupës. Ky i fundit është kushëriri i shokut tjetër të grupit, Ernest Kupës, i cili aktualisht ndodhet prapa hekurave. Ilir dhe Ernest Kupa, janë të përfshirë gjithashtu në “Bandën e Babagjyshëve”, të cilët në prag të Krishlindjeve të 2013-ës, vodhën një dyqan në një qendër tregtare në periferi të Tiranës.
Murataj është një nga autorët e dyshuar, i cili mendohej se fshihej në zonën e Farkës. Vite më parë, sëbashku me Ilir Kupën, ata kanë grabitur edhe një bankë në Larisa të Greqisë. (D.D/Shuplaka)