Autori i vrasjes së taksistit Idirz Karriqi në Kavajë jo vetëm që e ka pranuar krimin e kryer po ka shkuar më tej me dëshmitë e tij. Musa Saraçi ka rrëfyer për policinë se si ai ka vrarë dhe më pas i ka marrë makinën taksistit 65-vjeçar.
Sipas vetë të riut ai nuk kishte qëllim që ta vriste taksistin po vetëm të merrte makinën e tij, po situata duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe ai i ka prerë fytin me thikë.
Deklarata e tij shkon më tej duke thënë se makinën që ia mori viktimës e kishte shitur për 30 mijë lekë të reja në një servis që e njihte.
“Nuk e njihja dhe as kisha gjë me taksistin. E bëra vetëm se më duheshin lekët. Nuk doja ta vrisja por ndodhi” ka thënë në polici.
Sipas dëshmive i riu ka vetëm tetë klasë shkollim dhe ka jetuar në kushte të vështira ekonomike së bashku me familjen e tij. Ndërkohë që familjarët e viktimës kanë hapur dyert e mortit. Kolegë të tij janë shprehur se Idrizi vuante nga sëmundjet në zemër dhe dilte të punonte për të siguaruar bukën e gojës.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”117″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]