10:11 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Kush është ish-polici privat që “tradhëtoi” shokët e bandës së grabitësve (FOTO)

22:27 | 14/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është ish-polici privat që “tradhëtoi” shokët e bandës së grabitësve (FOTO)

Fation Xhyliu nga Lushnja, është një nga të arrestuarit që padashur futi në grup shokët e skuadrës, të cilët kryen grabitjen e 3.2 miliard dollarëve në afërsi të Rinasit.

Sipas të dhënave të grupit hetimor, Xhyliu është një ish-punonjës i policisë private që u grabit në vitin 2015, në të njëjtin aks rrugor ku u krye edhe grabitja e së enjtes, me të njëjtën skemë. I arrestuari dyshohet se ka qenë ai që u ka dhënë informacionet “shokëve të grupit”, për lëvizjen e parave.

Grupi hetimor zbuloi pas verifikimit të antenave telefonike, se Xhyliu ka qenë i pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit. Kështu ai u arrestua ditën e premte.

Kurthi:

Por duke qenë se 33-vjeçari e mohoi pjesëmarrjen në krim, policia vendosi t’i ngrinte një kurth. Në të njëjtën ditë, bardhëeblutë vendosën të arrestonin vëllain e tij, i cili nuk ka qenë i implikuar në grabitje. Megjithatë policia  e konsideronte si “mjeti” i duhur për të çuar drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Dy vëllezërit u mbyllën për më shumë se 12 orë në të njëjtën dhomë në komisariat, pa iu lënë mundësia të kontaktonin me persona të tjerë. Në dhomë policia kishte vendosur disa përgjues ambientalë, të cilët rregjistruan rrëfimin e Xhyliut. Gjatë bisedës me të vëllain, Xhyliu padashur zbuloi gjithë historinë.  (D.D/Shuplaka)

Etiketa: grabitjarinas
Pas

Arrestimet për grabitjen, Blushi: Kur policia nuk bën politikë por detyrën

Para

Ish-ministri Manjani për arrestimet: Përgëzime, uroj të jetë provuar mirë ngjarja!

Para
Manjani nga burgu i grave: “Të punësohen në punë të ligjshme, jo në kanabis” Një mesazh për Blendi Klosi

Ish-ministri Manjani për arrestimet: Përgëzime, uroj të jetë provuar mirë ngjarja!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! Ja rregullat e reja për çdo banor

SHBA, Ghislaine Maxwell transferohet në një kamp burgu me siguri minimale në Teksas

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet në Durrës autori i dyshuar

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 2 gusht 2025

Foshnje dhe dy fëmijë midis 11 të plagosurve në sulmin rus në Kharkiv

Trump: Jam i hapur për dialog me Lulën për tarifat. Ai mund të flasë me mua kur të dëshirojë

Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.