Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Xhanfize Keko në zonën e Xhomllikut në Tiranë.
Viktima është identifikuar si Santiago Malko, 26 vjeç dhe ka qenë ish-polic.
Në vitin 2016, Malko u përfshi në një konflikt fizik në rrugën Islam Alla në Tiranë, vetëm disa larg Drejtorisë së Polcisë së Tiranës.
Burimet thanë se konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.
Ndërhyrja në kohë e forcave të Policisë neutralizoi e palëve e përfshira në konfliktin që mund të ishte mbyllur edhe me shkrepje pistolete.
Burime zyrtare të Policisë thanë se personat e përfshirë në këtë konflikt janë dy vëllezërit Edmond e Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç dhe ish-punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit, 23-vjeçari Santiago Malko.
Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish-polici, kanë në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti ka ndodhur në lokalin e Edmond Lashit.
Ka qenë ish-polici Santiago Malko që ka shkuar në pikën e basteve të vëllezërve Lashi dhe është konfrontuar fizikisht me ta.
Atëkohë u raportua se dy vëllezërit i kishin marrë pistoletën ish-policit dhe kanë tentuar ta vrasin, por e vërteta është ndryshe.
Ish-polici ka qenë ai që ka tentuar të përdorë armën, madje duke goditur njërin prej vëllezërve me qytën e saj.
Më pas dy vëllezërit kanë ndërhyrë dhe ia kanë marrë armën, duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës. Ndaj ditën e sotme, Policia ka liruar dy vëllezërit dhe ka arrestuar ish-policin.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/425280345003378/
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post