Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë 39-vjeçari Neritan Pipa pasi akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës, të cilën e ka mbajtur peng për disa orë në një banesë në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”. Por 39-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Madje ai ka qenë i dënuar edhe më parë në shtetin italian.
Kush është Neritan Pipa:
Është një emër shumë i njohur për drejtësinë italiane. Ai është një ish-sportist i Shkodrës që karrierën e vijoi edhe në Itali me skuadrën e San Giovannit.
Sipas mediave italiane ai rezulton i arrestuar në vitin 2003 për vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta. Më 19 tetor të vitit 2003 me urdhër të prokurorit Giacomo Gasperini ai u arrestua për një ngjajre të ndodhur mes natës së 5 dhe 6 tetorit në rrugën Mbretëresha Elena në Rimini ku u sulmuan dy të rinj, njëri prej të cilëve vdiq disa ditë më vonë.
Pipa nuk jetonte në San Marino, por vinte vetëm për t’u stërvitur me ekipin e San Giovannit, skuadër tek e cila ishte anëtar.
Për këtë ngjarje ai u dënua nga shkalla e parë dhe e dytë por gjykata e Lartë anuloi dënimin e futbollistit shqiptar, të akuzuar për vrasje me dashje të një 27 vjeçari peruan, Efrain Fernando Carrillo Moscoso. Ky i fundit u gjet i therur në një stacion autobusi në zonën begdetare natën e 5 tetorit 2003. Gjykata Supreme vendosi të kishte një gjykim të ri për atë në Gjykatën e Apelit të Bolonjës por Pipa nuk u gjet më për drejtësinë italiane. (J.V/Shuplaka)