03:57 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është “Juli i Pashakos” që iu sekuestruan mijëra euro dhe biznesi, lidhja me Aldo Baren dhe masakrën e Lushnjes

14:46 | 02/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është “Juli i Pashakos” që iu sekuestruan mijëra euro dhe biznesi, lidhja me Aldo Baren dhe masakrën e Lushnjes

Julian Sulo, 39 vjeç, është personi që iu sekuestruan 70.000 euro dhe një automjet me vlerë 100 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Sulo është një emër i njohur për policinë, pasi është i përfshirë dhe më herët në disa ngjarje kriminale, ndërsa sekuestrimi i pasurisë së tij, vjen një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Besmir Hida në qytetin e Lushnjes.

Hera e fundit kur ai është ndaluar daton rreth dy vite më parë, kur Sulo nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar, ndërsa u la i lirë disa ditë më vonë për shkak të mungesës së provave.

Në momentin e arrestimit atij iu gjetën një armë  “Grand Poëer” Q 100, që policia e sekuestroi bashkë me 15 fishekë, ndërsa vetë ai lëvizte me një makinë të blinduar.

Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve por u lirua më pas për mungesë provash.

Një tjetër ngjarje ku ai shtë skeduar është ajo e gati tre viteve më parë, më 11 qershor 2016 kur Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”. Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes” një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares.

Ai u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit. Sula nuk përmendi kurrë emrin e ushtarit të Aldo Bares si autor por Arjan Aliçko mori përsipër krimin dhe ndodhet në burg.

Ndërkohë në 29 janar të këtij viti banesa e Arjan Aliços në lagjen “18 tetori” të Lushnjës u qëllua me armë zjarri, por nuk pati persona të lënduar.

 (E.K/Faxweb.al) 

Etiketa: juli i pashakosjulian sulo
Pas

Basha i tha hap krahun, Rama i përgjigjet menjëherë: Njësoj sikur një karrocë me kalë t’i thotë një treni…

Para

Me “të lagur” apo “të thatë”?! Balluku del bllof me deklaratat për “Migjenin” (Video)

Para
“Air Albania”/ Zihet ngusht nga gazetarja, Balluku humb qetësinë: Duhet të lexoni më shumë (Video)

Me "të lagur" apo "të thatë"?! Balluku del bllof me deklaratat për "Migjenin" (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.