Kemi parë shumë në këtë fushatë, po mesa duket disa CV na kanë mbetur ende të paeksploruara. Kështu çudia e radhës na vjen nga kandidatja e Partisë Republikane në Qarkun e Dibrës Ariola Elezi. Ajo është dhe kandidatja kryesuese në këtë qark.
Në CV-në e saj dorëzuar pranë KQZ-së Elezi shënon si eksperiencë të saj të vetme punën e saj në “Call Center”.
Pavësisht se çdo punë është shumë e nderuar për të qenë punonjëse në “call center” nuk është e nevojshme që të kesh ndonjë lloj arsimimi.
Po ky fakt vjen edhe për shkak se Elezi është vetëm 18-vjeç, madje me orgjine nga Këlcyra dhe garimi i saj në Dibër duket krejt aksidental.
Kujtojmë se Partia Republikane do të garojë e vetme në këto zgjedhje ndërsa një pjesë e përfaqësuesve të saj gjenden në listën e Partisë Demokratike. (E.K/SHUPLAKA)