Tragjike ka qenë vdekja e 18-vjeçares Ketjona Ibrahimit në Spitalin e qytetit të Elbasanit, ndërkohë që familjarët kanë hedhur akuza të forta në drejtim të mjekëve.
Ata thotë se ka qenë mjekimi i pakujdesshëm i kirurges J.K., 43 vjeçe që ka shkaktuar vdekjen e vajzës së tyre.
Viktima ka qenë me orgjinë nga qyteti i Gramshit, ndërsa një i afërm ka konfirmuar për “Balkanweb” se e reja është paraqitur me të vjella rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës.
Sipas tij, më 8 korrik rreth orës 3 të natës e reja është zgjuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe gjakderdhje.
Të alarmuar i janë drejtuar spitalit të Gramshit, por duke qenë se gjendja e të resë paraqitej e rëndë, ajo është dërguar me urgjencë në Elbasan.
“Atje nuk na dhanë shpjegime, i bënë vetëm qetësues dhe analizat, pastaj e futën me urgjencë në operacion. Rreth orës 7 të mëngjesit morëm vesh lajmin e hidhur”,- u shpreh ai.
(E.K/SHUPLAKA)