01:25 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është koka e “Bandës së Bananeve” që mban mbiemrin e gruas, OFL i dërgon formularin për deklarimin e pasurisë

13:08 | 10/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është koka e “Bandës së Bananeve” që mban mbiemrin e gruas, OFL i dërgon formularin për deklarimin e pasurisë

Fax News ka zbardhur emrat e dy personave që duhet të deklarojnë pasurinë Brenda 48 orëve, të cilat u njoftuar në deklaratën e sotme të OFL-së.

Dy personat janë Bardhok Pllanaj, me banim në Koplik si dhe Alberto Lame nga Durrësi, i cili në fakt ka pasur dy mbiemra, dhe është dënuar  për trafik të lëndëve narkotike në Gjermani.

Mbiemri i dytë i Lames ka qenë Kochsiek, të cilin e kishte marrë nga gruaja e tij me kombësi të huaj.

Alberto Lame Kochsiek i njohur ndryshe  si pjesë e bandës së bananeve në gjermani, në 2018 Lame së bashku me tre persona të tjerë janë kapur me 1.7 ton kokainë, kokainën e kishin fshehur në kontenierë me banane që vinte nga Ekuadori, Alberto Kochsiek ka shtetësi gjermane.

Lajmi për kapjen e “Bandës së Bananeve”

Kanë dalë përpara Gjykatës në Gjermani 4 shqiptarët që u kapën me 1.7 ton kokainë, në muajin Shkurt të vitit të kaluar. Bashkë me ta ishte dhe një shtetas gjerman, Alberto Kochsiek. 

Emiljan H. (38) Klajdi D. (25), Dashamir N. (34), Dario Lame (22) dhe Alberto Kochsiek. (40), dolën në gjyq, ndërsa cilësohen ndryshe dhe si banda e bananeve, për shkak se shjpërndanin kokainën që mbërrinte nga Ekuadori për në Gjermani me kuti babanesh.

Vetëm një prej të dyshuarve i ka pranuar akuzat, ndërsa pjesë tjetër jo.

Si funksiononte grupi:

Kokaina fshihej në kutitë e bananeve në Ekuador dhe prej andej dërgohej në adresë të një kompanie me seli në Gjermani. Grupi kriminal bazën e kishte në Hamburg. Trafikantët hynin më pas në depot ku ruheshin bananet dhe merrnin kokainën, deri më 320 kg për çdo rast.

Sipas mediave gjermane, trafikantët vinin enkas nga Shqipëria. Ata udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia. 

Grupi kontrollohej dhe drejtohej nga Hamburgu nga Dario Lame, i cili kishte marrë një banesë me qira nga ku drejtonte aktivitetin. Pas zbulimit nga policia në bazë u gjetën shënimet e dorëzimit dhe dokumentet e tjera mbi dërgesat e bananeve. Hetuesit e doganave dhe të policisë gjithashtu po shqyrtojnë nëse banda kishte lidhje me kompanitë e logjistikës.

Ndërkohë që shqiptari tjetër Klajdi D. 25-vjeç kishte rol vendimtar, pasi kishte detyrë organizimin për marrjen e kokainës nga depot ku ndodheshin bananet në Bavari. Udhëheqës i grupit mendohet se ka qenë Alberto Kochsiek. Grupi hetimor ka përgjuar edhe biseda nga takimet e anëtarëve të bandës në një kafene të Hamburgut.

  

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: alberto kochsiekalberto lame
Pas

FOTO/ Gjuta u kap me armë tek selia PS-së, Rama vjen me ‘Benz’ ikën me ‘Lincoln’ të blinduar

Para

Është ende në proces Vetingu, Adnan Kosova merr postin e rëndësishëm në Prokurori

Para
LAJM I FUNDIT/ Nuk ka paqe për Adnan Kosovën, ankimohet konfirmimi i tij në detyrë

Është ende në proces Vetingu, Adnan Kosova merr postin e rëndësishëm në Prokurori

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.