Pas arrestimeve të bujshme ditën e djeshme, përfshirë edhe dy ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko, reagime kanë pasur edhe nga kampi opozitar.
Së fundi përmes një postimi në ‘Facebook’ nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke iu referuar operacioneve të shtrirë në 12 qytete lë të kuptojë se arrestimet bëhen për të shpëtuar një “kokën” të rëndësishme.
“Kush eshte “koka” qe po perpiqet te shpetoj Rama duke bere kurban gjithe keta rrotull…?”, shkruan Paloka në Facebook. (B.H/Faxweb)