Në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë ra Xhuljano Kasa, 22 vjeçari i cili është komando në Forcat e Armatosura.
Kush është Xhuljano Kasa?
Kasa është detyrë ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore. Ai u prangos sot nga Policia e Tiranës në operacionin antidrogë të koduar “Tekstili”. Kasa bashkë me shokun e tij, gjithashtu në pranga nga policia shpërndanin drogëra të forta në kryeqytet.
Siç duket edhe nga profili i tij në rrjetet sociale, Kasa është në profesion komando dhe nuk mungojnë as fotot me armë të publikuara nga vetë ai. Një thënie postuar nga vetë ai është: ‘Mëso t’ja dalësh vetë sepse kur ke nevojë zhduken të gjithë’.
Sipas Policisë, Xhuljano Kasa bashkë me Denis Kananin janë kapur në rrugën “Llambi Bonata”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup.
DETAJE:
Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin nr.6, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar sot shtetasit:
Këta dy shtetas janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup.
Në vijim janë ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve të mësipërm ku:
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhuljano Kasa, poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, (i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Denis Kanani, është gjetur një pistoletë e tipit “Magnum”, me kalibër 9 mm.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
– 582 lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– pistoletë e llojit “Magnum”, e kalibrit 9 mm.
– 3 telefona celularë.
– dokument identifikimi ushtarak (i shtetasit Xhuljano Kasa).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
(J.V/Shuplaka)