04:02 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kush është kryeministri ardhshëm i Italisë? (EMRI)

13:04 | 11/12/2016
në Bota, Te Fundit
0
Kush është kryeministri ardhshëm i Italisë? (EMRI)

Do të jetë Paolo Gentiloni, ministri i Jashtëm i qeverisë së mëparshme, personaliteti i zgjedhur për të kryesuar ekzekutivin e ri. Atij i kërkohet që të paraqesë sa më shpejt listën e ministrave, në mënyrë që të mund të realizohet ajo që deklaroi kreu i shtetit.

Po si cilësohet figura e Gentilionit?
Eksperiencë e gjatë dhe poliedrike në politikë dhe aftësia mediatike. Janë këto dhuntitë që të gjithë i njohin Paolo Gentilonit, atij që së shpejti ndoshta do të jetë kreu i qeverisë së 64-t italiane.

62-vjeçar me prejardhje nga një familje kontësh, ai ka nisur karrierën e tij politike në lëvizjen ekologjike e më pas ka mbuluar poste të ndryshme në nivel lokal e kombëtar, deri në postin e ministrit të Komunikacionit gjatë një prej qeverive të kryesuara nga Prodi, dhe shef i diplomacisë së Romës në ekzekutivin e Matteo Renzit.

Më 31 tetor të vitit 2014 ai u thirr për të zëvendësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme Federica Mogherinin.

Gjatë dy viteve të punës si shef i diplomacisë italiane, ai ka trajtuar disa prej çështjeve më të mprehta, duke mbajtur kanale të hapura komunikimi me shumë partnerë, shpesh në pozicione tepër të largëta me njëri-tjetrin.

Mbron me forcë pozicionin e Italiasë në gjirin e Bashkimit Europian mbi çështjen e refugjatëve, apo mbi atë të luftës së ashpër kundër ISIS-it. Paolo Gentiloni është ministri i parë europian që ka shkuar në Kubë, pas shkrirjes së akujve me Shtetet e Bashkuara.

E nëse nga njëra anë armiqtë e tij e konsiderojnë si një figurë shpesh në ndryshim, pa një profil të përcaktuar mirë, pikërisht aftësia e tij për ndërmjetësim mund të jetë arma dhe rrugëdalja për krijimin e qeverisë së re, në një moment tepër delikat për vendin.

Etiketa: botaitalizgjedhje
Pas

Uleni këmbë përmbi këmbë? Kujdes! Mos e teproni

Para

”Duart lart të gjithë, hapni këmbët..”, VIDEO e aksionit të policisë në klubet e natës

Para
Kokainë në lokalet e natës, policia prangos 11 ”klientë” dhe menaxherë të lokaleve në ish-Bllok

''Duart lart të gjithë, hapni këmbët..'', VIDEO e aksionit të policisë në klubet e natës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.