12:10 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është mikesha e Redjan Rrajës, modelja e njohur e showbizzit shqiptar që u thirr në polici (EMRI)

20:15 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është mikesha e Redjan Rrajës, modelja e njohur e showbizzit shqiptar që u thirr në polici (EMRI)

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja tek mbikalimi i Shkozetit, në Durrës, ku mbeti i plagosur Landi Muharremi dhe ndërroi jetë shoferi i tij, Andi Maloku.

Pak më parë u raportua se është marrë në pyetje një nga personazhet e njohur të showbizzit shqiptar, e cila komunikonte me Redjan Rrajën dhe që ishte një modele e njohur në televizionet shqiptare.

Bëhet e ditur se vajza e njohur është pikërisht Kejvina Kthella, ish velinë e emisionin “Xing me Ermalin” dhe që dy vitet e fundit është bërë mjaft e njohur.

Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Raportohet se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit.

Me lajmin e vdekjes së shoferit Andi Maloku, pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm si autorë të dyshuar të atentatit.

Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë është arrestuar Redjan Rraja, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: kejvina kthellaredjan rraja
Pas

Familjarët shpërthyen në të qara në spital/ Kush ishte Andi Maloku, manovrat e tij në timon i shpëtuan jetën prokurorit

Para

Prova të forta në makinën e prokurorit Ndoja, çfarë zbuloi akspertiza balistike pas gjetjes së dokumentave

Para
Po udhëtonin me prokurorin Arjan Ndoja, kush janë 2 personat e tjerë të plagosur në atentat (EMRAT)

Prova të forta në makinën e prokurorit Ndoja, çfarë zbuloi akspertiza balistike pas gjetjes së dokumentave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

Dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Peqin/ Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.