Gara për FSHF-në kur kanë mbetur dhe më pak se dy javë nga zgjedhjet po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Të dy kandidatët Duka e Fino hedhin akuza në drejtim të njëri-tjetrit për manipulim të garës dhe presione.
Dje i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, Armand Duka u shpreh se Ditmir Bushati dhe Vangjush Dako po bëjnë presione në Durrës dhe Shkodër që të votojnë për Finon.
“Një eksponent i lartë i Partisë Socialiste është përfshirë në garë dhe ka politizuar garën. Kjo ka bërë që antarët e Partisë Socialiste të bëjnë tifozllëk që sekretari i Partisë Socialiste të fitojë zgjedhjet në FSHF. Është ndërhyrje e politikës, dhe sot në vitin 2018, nuk kemi arritur ta zhdukim.
Çfarë do ministri i jashtëm, Ditmir Bushati që i bën presion votuesve të Shkodrës e iu tregon për kë të votojnë në FSHF. Pse bën Vangjush Dako presion në Durrës? Ja që ka ndërhyrje të politikës në zgjedhje”, u shpreh dje kreu i FSHF-së Armando Duka.
(E.K/FAXWEB)