07:53 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani i cili u caktua përkohësisht si Mbikëqyrës i Fronit Kryepeshkopal?

09:50 | 26/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani i cili u caktua përkohësisht si Mbikëqyrës i Fronit Kryepeshkopal?

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, zgjodhi Mbikëqyrës të përkohshëm të Fronit Kryepeshkopal, Mitropolitin e Korçës, Imzot Joan. Ky i fundit ishte dhe i zgjedhuri i vetë të ndjerit Janullatos si pasues i tij. Ky detaj u zbulua nga “Protothema”, ndërsa thuhet se një arsye tjetër e zgjedhjes së Mitropolitit të Korçës ishte për shkak të faktit që është shqipfolës.

Kush është Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani?

Mitropolit Joani, me emrin e lindjes Fatmir Pelushi, është një figurë e njohur në Kishën Ortodokse Shqiptare. Ai ka kryer studimet në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë në Boston, SHBA, ku u diplomua me gradën “Master of Divinity”. Studimet në SHBA u mundësuan falë një burse të ofruar nga shqiptarët në Amerikë, në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Pas përfundimit të studimeve, Joani u rikthye në Shqipëri, ku Kryepeshkopi Anastas e caktoi si pedagog dhe dekan në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai shërbeu gjithashtu në disa zona të tjera brenda Kishës. Në 18 korrik 1998, Joani u zgjodh si Mitropoliti i Korçës dhe u fronëzua më 20 korrik të po atij viti.

Me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Mitropoliti Joani pritet të luajë një rol kyç në udhëheqjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, deri në zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri. Emërimi i tij si Mbikëqyrës i Fronit dëshmon për besimin dhe përgatitjen e tij në shërbim të Kishës.

Ndërkohë, ditën e sotme në Mitropolinë e Athinës po kremtohet Liturgjia Hyjnore para trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta paraditen e djeshme. Liturgjinë Hyjnore do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi.

Pas përfundimit të saj, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbesë për shpirtin e të ndjerit. Në këtë shërbesë do të marrin pjesë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, dhe kryetari i PASOK-ut, Nikos Androulakis. Trupi i ndjerë i Kryepeshkopit do të qëndrojë në Katedralen e Shenjtë të Athinës, ku do të vendoset për nderime publike deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të sillet në Shqipëri.

Në mbledhjen e djeshme të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u shpall gjithashtu zia kishtare për 5 ditë duke nisur nga dita e sotme. Në njoftimin e Kishës u bë me dije se pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00.  Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.  Ndërkohë njoftohet gjithashtu se varrimi do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda dje nga jeta në orët e para të mëngjesit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

Pas

Beqaj sulmon gjyqtaren Davidhi e cila i ashpërsoi akuzën: Skema për të mbyllur gojën time! Berishën, Vokshin e Vasilin i thërras dëshmitarë në gjyq

Para

Të veçantat dhe misteret e Ujorit, si na ndikon energjia e shenjës intriguese të Zodiakut?

Para
Të veçantat dhe misteret e Ujorit, si na ndikon energjia e shenjës intriguese të Zodiakut?

Të veçantat dhe misteret e Ujorit, si na ndikon energjia e shenjës intriguese të Zodiakut?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Mbi 1,260 të vdekur në Sirinë jugore në përleshjet midis druzëve dhe beduinëve

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.