Vijojnë kthimet e mjekëve në rrethe, së fundi kryeministri Rama ka nxjerrë videon e një kardiologu i cili ka lënë Italinë për t’u kthyer në Korçë.
Në një kohë që çdo ditë e më shumë në sektorin e mjekësisë ka pasur largime jashtë vendit, duket se Rama ka aftësinë që të zbulojë dhe ata që kthehen. Madje ai ka vendosur dhe bonus prej 2 milionë e gjysmë lekësh të vjetra për çdo mjek që kthehet në rrethe.
“Jam mjeku kardiolog, mbarova studimet e larta në Itali, aty bëra specializim në kardiologji në Verona, nisa punë në Veneto për rreth 2 vite.
Në janar lexova një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë për vende vakante për mjekë në spitalet rajonale me bonuse dhe mendova të aplikoja se doja të punoja pranë familjes dhe miqve. Tani jam në fazën e ambientimit, por shpresoj të bëj ndonjë gjë të mirë për komunitetin tim dhe shëndetesinë”– tregon ai.
(E.K/FAXWEB.AL)