15:46 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

KUSH është pasuesi i Haki Çakos në krye të Policisë së Shtetit

12:02 | 08/01/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSH është pasuesi i Haki Çakos në krye të Policisë së Shtetit

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në skenën e politikës shqiptare, teksa është shkarkuar nga detyra kreu i Policisë së Shteti Haki Çako. Edhe pse lajmi përflitej prej kohësh sot vjen edhe vendimi final.

Në arsyetimin e përdorur dhe nga Ministri Fatmir Xhafaj thuhet se sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.

Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit.

Po kush pritet që të jetë pasuesi i Haki Çakos në krye të organit më të rëndësishëm të rendit:

Sipas ‘’Fax News” pasuesi i Haki Çakos në krye të Policisë së Shtetit pritet të jetë Rebani Jaupi, i cili deri më tani mban postin e zëvendësit në Policinë e shtetit. Xhafaj ka bërë komandimin e tij, ndërsa nuk dihet nëse kjo do të jetë e përkohshme. 

DETAJET E MINISTRISË SË BRENDSHME:

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, zotit Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako.

Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.

Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit.

Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit.

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: haki cako
Pas

Çfarë preteksti gjeti Fatmir Xhafaj për të shkarkuar Haki Çakon, të besuarin e Saimir Tahirit

Para

Noizy kërcënohet nga Luana, si do të reagojë reperi këtë radhë (FOTO)

Para
Noizy kërcënohet  nga Luana, si do të reagojë reperi këtë radhë (FOTO)

Noizy kërcënohet nga Luana, si do të reagojë reperi këtë radhë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Shkumbin

Kuvendi i Shqipërisë prezanton portalin e-Legjislacioni: Spiropali: “Hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet”

Proda dhe drejtuesi britanik nxisin bashkëpunim të thelluar kundër krimit të organizuar

Hungaria dhe Sllovakia frenojnë paketën e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës

Mirditë/Aktivizohet vatër zjarri, në terren forcat e MZSH, MC dhe shërbimi pyjor

Shëngjin/ Fiket zjarri në një banesë, shkak bombula e gazit

Vrasja e Grei Bihucit në Fier: Florian Muka dënohet me 12 vite burg, kushëriri i mitur lirohet

Trup i pajetë gjendet në lumin Shkumbin, policia rrethon zonën pranë ish-Metalurgjikut

Tragjedi në Algjeri: Shembja e tribunës pas festimeve i merr jetën 3 personave, 81 të plagosur

Alarm në Dëshiran të Belshit: Gropa karstike pranë shtëpive, banorët kërkojnë evakuim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.