Petrit Vasili është propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e Ministrit të Drejtësisë pasi ky i fundit ka shkarkuar ditën e sotme ministrin në detyrë, Ylli Manjanin.
Petrit Vasili ka mbaruar universitetin e Tiranës, në fakultetin e Mjekësisë. Pas diplomimit në këtë universitet ka kryer specializime të plota pasuniversitare në Tiranë gjatë viteve 1984 – 1985. Po kështu pranë Institutit Superior Sanitar në Romë ka kryer një specializim tjetër, i cili zgjati 3 vjet, filloi në vitin 1988 deri në vitin 1991.
Më vonë në vitin 2001 deri në 2003 ka ushtruar detyrën si Zëvendës Ministër i Shëndetësisë. Vetëm gjashtë vite më vonë, në vitin 2009 mbajti postin si Ministër i Shëndetësisë. Aktualisht ai është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim në vendin tonë. (J.V/Shuplaka)