Prej kohësh disa foto të hedhura në rrjetet sociale nga piloti Brazilian Daniel Centeno, 31 vjeç, janë bërë virale në rrjet.
Centeno është bërë mjaft I famshëm për shkak të selfieve që ai i bën. Kjo sepse ai publikonte fotografi të bëra jashtë kabinës së aeroplanit, përderisa ai ishte duke fluturuar në ajër. Për shumë prej njerëzve kjo ishte një gjë e tmerrshme dhe shpërhyen në kritika ndaj tij por nuk zgjati shumë dhe e vërteta e fotove doli në shesh.
Disa madje e kapën menjëherë trukun dhe shkruan se këto foto janë të pamundura pasi era e madhe do të zhbalanconte ekuilibrin e avionit nëse do hapej xhami.
“Si nuk ndikon kjo në presionin e kabinës ose si nuk ta shkund fytyrën shpejtësia e erës?”, shkroi një tjetër.
Një tjetër tha: “Gënjeshtër, sepse me presionin e ajrit, flokët do të lëviznin gjithashtu dhe shkopi dhe kamera nuk mund të mbahen në shpejtësinë e aeroplanit”.
Komentet e shumta që mori e bënë pilotin të reagonte vetë. Ai publikoi një tjetër foto dhe tha: “Duhet t’ju tregoj se këto fotografi janë të rrejshme njerëz, në rast se nuk e dinit”.
Këto fotografi nuk ishin të vërteta, braziliani i kishte realizuar duke përdorur Photoshop. Megjithatë ai ia doli që të tërheqë vëmendjen e sëhumë njerëzve në rrjet. (B.H/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2897″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]