Dhimitraq Nuraj është efektivi i policisë që mëngjesin e sotëm i është shkrumbuar nga flakët makina në qytetin e Vlorës.
Ende nuk dihen shkaqet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo zjarrëvënie të qëllimshme. Policia po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 09.10.2017 rreth orës 02:50, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej shtetasit Dh.N., (Punonjës Policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë), se automjeti i tij tip Benz, i parkuar përpara shesh/pushimit të pallatit ishte përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrëfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post