08:55 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kush është politikani serb që u vra në Mitrovicë, i dënuar për krime lufte

10:48 | 16/01/2018
në Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është politikani serb që u vra në Mitrovicë, i dënuar për krime lufte

Oliver Ivanovic është  konsideruar gjithmonë si lideri i kryesor të serbëve të Kosovës pas përfundimit të luftës.  Ai u vra pasi një sulmi me armë në Mitroivicë. 

Mediat serbe raportojnë se ai ka marrë 4 plumba dhe ka ndërruar jetë pas disa minutash në spital.  Po kështu raportohet se sulmi me armë ka ndodhur para zyrës së tij. Nga vetë qeveria e Kosovës ky sulm është quajtur i rëndë. Qeveria serbe pas marrjes së lajmit ka ndërprerë bisedimet me Brukselin në lidhje me Kosovën.

Kush ishte Oliver Ivanoviq?

Oliver Ivanovic është i lindur në Irzniq të Deçanit dhe i rritur në Gjakovë e Mitrovicë. 

Ai përfaqësonte një frymë të re në politikën serbe që në atë kohë përfaqësohej nga Zoran Dindic. Ndërkombëtarët i kishin varur shpresat te ky politikan nga Mitrovica, por nuk do të vononte shumë dhe imazhi i tij do të ndryshonte. Ivanovic rezultoi se kishte marrë pjesë në masakra kundër shqiptarëve. Ai është i dënuar për krime lufte.

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Irzniq afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte kadet i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë dhe u diplomua nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës TransKosova, në fabrikën e pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicë. Ai shërbeu si zëvendës drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikl” nga Drenasi deri në 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanovic u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të tij për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan “Qendrën Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë”, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karate. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”.

Për një kohë të gjatë, ai konsiderohej si një prej politikanëve më të moderuar serbë të Kosovës. E madje, ndërkombëtarët kishin investuar goxha shumë tek ai.

Gjykata Themelore e Mitrovicës në vendimin e 30 marsit 2016, e shpalli fajtor Oliver Ivanovicin  për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile dhe ndaj tij morri një dënim prej 9 vitesh burgim. Por në shkurt të vitit të kaluar ndryshoi masa ndaj Ivanovicit në burg shtëpiak. (J.V/Faxweb)

 

Pas

Tronditet bota e peshngritjes! Romela Begaj rezulton pozitive me doping

Para

Mirësevini në Shqipërinë e tritolit dhe plumbave: Në tre ditë, 3 të vrarë dhe 9 të plagosur

Para
Mirësevini në Shqipërinë e tritolit dhe plumbave: Në tre ditë, 3 të vrarë dhe 9 të plagosur

Mirësevini në Shqipërinë e tritolit dhe plumbave: Në tre ditë, 3 të vrarë dhe 9 të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtarët izraelitë bëjnë selfie pranë vendit ku ra raketa iraniane, reagime të shumta në rrjete sociale

Sulm masiv në Ukrainë, 14 të plagosur përfshirë tre zjarrfikës

Gaza s’gjen paqe, mbi 100 të vrarë brenda ditësh

Iran, ndërprerja e internetit vazhdon për ditën e dytë me radhë

Rama ndan momentet nga 34-vjetori i PS: “11 Maji, suksesi spektakolar i Shqipërisë 2030”

Tensionet rriten në Rusi, ekonomia përballet me kërcënimin e recesionit

Rusia reagon ashpër ndaj tensioneve: “Vrasja e Khameneit do të destabilizonte rajonin”

Rezidenca e ambasadorit norvegjez në Izrael në shënjestër të një sulmi me granatë – autorët ende në kërkim

Izraeli sulmon objektiva ushtarake në Iran, përfshirë selinë e programit SPND

Përballë tensioneve me Izraelin, BE dhe Britania nisin dialogun me Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.