Kryeprokurorja Arta Marku ka shkarkuar Prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.
Donika Prela ishte një emër jo shumë i njohur të paktën mediatik deri kur në postin e Prokurorit të Përgjithshëm erdhi Arta Marku, e votuar vetëm me votat e maxhorancës.
Marku sapo mori detyrën pas shkarkimit të tre prokurorëve të qarqeve të rëndësishme, në Elbasan, Kukës e Fier, largoi edhe atë të Durrësit Agron Gjanën edhe pse ai nuk pranoi duke deklaruar se nuk ishte prokuror i komanduar por i emëruar dhe në vend të tij emëroi Donika Prelën, e përfolur si mike e saj.
Në Prokurorinë e Durrësit ku Marku komandoi Donika Prelën janë disa nga dosjet e nxehta që po hetohen ku më e rëndësishmja është ajo e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Ajo që bie në sy është se Donika Prela në vitin 2012, rrëzoi akuzat për kapjen e djalit të Gramoz Ruçit me drogë në makinë dhe në këtë mënyrë ai mundi që t’i shpëtonte burgut. (B.H/Faxweb)