22:41 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Kush është prokurorja që ambasada e SHBA-së i refuzoi vizën, postet që mban (FOTO)

17:15 | 02/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është prokurorja që ambasada e SHBA-së i refuzoi vizën, postet që mban (FOTO)

Pas akuzave që kanë bërë në distancë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, ky i fundit nxori edhe një sekret tjetër, atë të refuzimit të vizës amerikane, por jo vetëm të tijën por edhe të prokurores Rovena Gashi.

Kujtojmë se Rovena Gashi mban postin e drejtueses së strukturës për dekriminalizimin e deputetëve dhe zyrtarëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme, njëherësh Drejtore e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Po kështu sipas raportimeve të kryeprokurorit Llalla në letrën drejtuar Presidentit Bujar Nishani e kryeparlamentarit Ilir Meta, ajo është zgjedhur edhe si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Vetë Llalla bëri me dije se Rovena Gashi ishte thirrur në takim nga vetë Ambasada Amerikane një ditë përpara hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

“Ju informojmë gjithashtu se përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme ishte kandidaturë dhe tashmë është zgjedhur si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Një ditë para hedhjes së shortit nga Kuvendi i Shqipërisë për përzgjedhjen e anëtarëve të KED, për shkak të mungesës së konkurencës, kandidati i vetëm për anëtarin nga Prokuroria e Përgjithshme në këtë strukturë, thirret me urgjencë nga konsulli në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prokurori gjendej në një takim të IPA 2014, Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit, i cili zhvillohej në Gjermani dhe u detyrua të rikthehej me urgjencë, duke vlerësuar se, për shkak të pozicionit të si Drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, mund të ishin temë diskutimi çështje me rëndësi ndërkombëtare, përfshirë edhe terrorizmin.

Në takimin në Ambasadën Amerikane, Prokurori çuditërisht, nuk u prit nga konsulli, por nga një tjetër punonjës, i cili, pa dhënë asnjë shpjegim, i komunikoi asaj vendimin për revokimin e vizës amerikane. Fakti që Prokuroi u kërkua me urgjencë në Ambasadën Amerikane, vetëm një ditë para hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vlerësohet si një manovër aspak diplomatike, për të ushtruar shantazh ndaj përfaqësuesit të Prokurorisë, por edhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, për interesa të segmenteve të caktuara politike që synojnë kapjen e institucioneve të drejtësisë’, thuhet në letrën që Llalla iu dërgoi dy krerëve më të lartë. (J.V/Shuplaka)

 

gashi-1

 

Etiketa: kush eshteRovena Gashi
Pas

Djali i Lefter Kokës i përgjigjet me ironi Ramës: Vetëm pilaf i ka mbetur popullit të hajë! (FOTO)

Para

Lubonja për 71 mandatet: Varen nga klienti i rradhës që mund të shitet apo të blihet!

Para
Tirana dhe merimanga e droguar, duhet reaguar ndaj maskarenjve

Lubonja për 71 mandatet: Varen nga klienti i rradhës që mund të shitet apo të blihet!

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.