Gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë i është vënë flaka një makine. Burime zyrtare nga uniformat blu kanë bërë të ditur se makina tip ‘Audi’ ishte në pronësi të një të riu nga Tirana, por i ishte lënë në ruajtje kunatit të tij në Vlorë. Mësohet se makina është në pronësi të Gentian Rukajt. Por makina përdorej nga kunati i tij Julian Malaj.
Fax News raporton se Julain Malaj është me profesion inxhinier ndërtimi. Po kështu ende nuk është përcaktuar nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo aksidentale.
DETAJE:
Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, ka marrë flakë një mjet.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.
Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Audi” është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post