Në Korçë është gjetur i vdekur një person ditën e sotme. Viktima është gjetur i pajetë në fshatin Porodinë dhe deri më tani raportohet se ka vrarë veten me armë zjarri. “Fax News” raporon se viktima është me Hysni Myrtollari dhe është pronar i një pularie.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj vdekjeje. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa nuk dihen arsyet që mund ta kenë çuar Myrtollarin drejt vetëflijimit.
DETAJE:
“Më datë 02.01.2018, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, është gjetur i pajetë trupi i shtetasit H.M, rreth 67 vjeç. Nga të dhënat e para si dhe këqyrja e trupit të të ndjerit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, e cila u gjet në afërsi të trupit të tij. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave/shkaqeve të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë. (J.V/Faxweb)