Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar mbrëmjen e sotme situatën aktuale politke në vend.
I pyetur nga Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë”, se kush është qeveria hije brenda PD-së, Basha u shpreh se ai i jep mundësi gjithkujt.
Ai tha se individi nuk promovohet nga lideri, por nga puna e tij, ndërsa shtoi se ai vetë i trajton të gjithë si të barabartë. ”
“Nuk ka mjegull por nuk ka asnjë strategji. Dujke jureferuar kulturës time perëndimore unë mendoj se individi nuk promovohet nga lideri por nga puna. Nëse publiku vëren të shquajë qeverinë hije kjo është në dorë të tyre. Në PD ka një grup të madh që janë angazhuar në luftën kundër padrejtësive. Kemi një përplasje mes dy botësh të ndryshme, të një politikani racional që bën gjithçka për një produkt falso siç është Dako, Balla Roshi, dhe një tjetër politikan që mbështet promovimin përmes vlerave. Unë në PD i trajtoj të gjithë si të barabartë”, – u shpreh Basha.
(B.B/ Faxweb.al)