Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot në mbledhje e asamblesë kombëtare të PS qeverinë e re dhe strukturën e saj organizative.
Ndryshe nga sa nuk pritej shumë prej ministrave që ishin janë konfirmuar, përfshirë dhe Bushatin për të cilin u aludua se do të largohej pas kritikave të Ramës për shërbimin e dobët diplomatik.
Nga emrat ajo që bie më shumë në sy është i zëvendëses së re të Ramës, Senida Mesi, e zgjedhur nga Rama në postin e zëvendës kryeministres.
Senida Mesi, lindur dhe banuese në Shkodër, më 16 Dhjetor 1977. Mesi ka përfunduar në 2009 Masterin Ekzekutiv në Frankfurt, Gjermani, për Financë dhe Bankë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim-Biznes, në vitin 2000. Në vitin 2013 certifikohet Kontabël i Miratuar dhe në 2016 certifikohet në lidership dhe qeverisje nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, financuar nga BE. Znj. Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2015, kur edhe u bë Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër.
(B.H/Shuplaka)