01:15 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush është sfida më e madhe e qeverisë”, Ben Andoni: Si do të jetë Albin Kurti kryeministër

09:48 | 07/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kush është sfida më e madhe e qeverisë”, Ben Andoni: Si do të jetë Albin Kurti kryeministër

Analisti Ben Andoni ishte i ftuar në studion e lajmëve të Fax News për të folur për kushtet politike në të cilat ndodhet Kosova pas zhvllimit të zgjedhjeve të parakohshme të dielën e 6 tetorit.

Andoni tha se Vetëvendosja është këtu ku është për shkak se njerëzit janë lodhur me njëerëzit e dalë nga lufta që drejtojnë prej vitesh vendin, ndërsa theksoi Kurti ka një program të mirë e jo vetëm mbi bazë sloganesh.

“Lëvizja Vetëvendosje përveç radikalizmit në të shkuarën, është kthyer në një look të ri ku imazhi i femrës është kthyer në diçka të dukshme. Por edhe konkurenca nga LDK kanë krijuar një favor shumë të madh. Vetëvendosja është këtu që është sepse njerëzit janë ngarkuar dhe lodhur shumë me njerëzit e dalë nga lufta që drejtojnë vendin prej kohësh.

Lëvizja ka marrë për bazë të shpalli jo thjesht slogane, por edhe plane konkrete qeverisëse që janë të hartuara nga ekspertë shumë të mirë në arsim, ekonomi etj. Tregon se ka një vetëdije për problemet kryesore të Kosovës. I vetmi element që tregon se politika në Kosovë është e dobët, është dialogu me Serbinë. Askush nuk flet se çfarë do të ndodh në Kosovë. Ne realisht nuk dimë qëndrimin real të Vetëvendosjes për dialogun veçse një slogan të Kurtit kur thotë se “ne do të dialogojmë me Serbinë kur ajo të pranojë se çfarë ka bërë në Kosovë”. Dhe ky është një kusht që qëndron. Në këtë moment është e rëndësishme diplomacia e Kurtit dhe jo të veprojë mbi prirje nacionalizmi”.

Një tjetër çështje me sfida të mëdha përpara qeverisë së re të Kosvës, është sipas analistit dialogu me Serbinë, për të cilin thotë se beson tek diplomacia e Kurtit.

“Vetëvendosja është e etur për pushtet. Mënyra se si Vetëvendosja do të gjejë mënyrën për tu futur në dialog me Serbinë do të jetë pjesa më e vështirë e qeverisë Kurti. Në deklaratën e djeshme të Vuçiç, është treguar i hapur për dialog me çdo subjekt politik dhe përfaqësues të Kosovës, ndërsa besoj se Kurti do të ketë një qasje shumë diplomatike në këtë kontekst”.

Por çfarë i bashkon sipas Ben Andonit, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të cilët pritet të formojnë edhe koalicionin qeverisës?

“E para i bashkon pushteti por mbi të gjitha edhe gjeneratat. Kurti dhe Osmani përfaqësojnë njerëz të shkolluar dhe me qasje të ndryshme. Ardhja e tyre nuk është e rastësishme por të dy do të përpiqen të pozicionojnë partitë e tyre dhe ti forcojnë ato. Osmani është de juro fytyrë e LDK-së por jo de fakto që të ketë fuqinë e plotë. Disa nga anëtarët e LDK-së kanë qenë edhe në pozicione në ish-Jugosllavi. Është momenti më i mirë për një grua kosovare që të marrë pushtet në Kosovë. Përveç presidentes Jahjaga që ka qenë një zyrtare jashtëzakonisht e dobët. Osmani përfaqëson një gjini që ka qenë shumë e dobët në Kosovë, një parti me egon për pushtet dhe besoj se do të ketë forcën e nevojshme për të kufizuar pushtetin e Kurtit. Mendoj se një mundësi është që të bëjnë një marrëveshje për ta drejtuar qeverinë gjysmën e mandatit njëra forcë dhe gjysmën tjetër forca tjetër politike”.

Andoni tregoi se çfarë e panalizoi Ramush Haradinajn, i cili pavarësisht një rritjeje të vogël në mbështetjen nga populli në këto zgjedhje, nuk ishte aspak e kënaqshme për një ish-kryeministër.

“Haradinajn e penalizoi kokëfortësia e tij për shumë probleme dhe qasja e tij ndaj tyre. Në kohën e tij ai bëri një tërheqje aspak të mirë për kufirin me Malin e Zi. Ai kishte parashikuar se kufiri nuk lëvizte. Gjatë gjithë pushtetit të vet ngeli në modelin e Haradinajt të mëparshëm, ku mendonte se Kosova kishte mbetur aty ku e kishte lënë ai. Ndërkohë që Kosova e re është krejt ndryshe”.

Një tjetër sfidë e qeverisë së re sipas Andonit është frenimi i një fenomeni që rrezikon të përhapet, ai i tërheqjeve të njohjeve të pavarësisë nga shtetet të ndryshme, si dhe nga ana tjetër, mundësimi i njohjeve të reja sidomos nga vendet e BE-së. Ndërkohë duke folur për pozicionin që pritet të mbajnë ndërkombëtarët për Kurtin, Andoni tha se mendon se do të përkrahet plotësisht nga aleatët.

“Kosova ka dhënë një mësim të mirë edhe për klasën politike shqiptare. Kadri Veseli ka qenë i pari që ka reaguar duke pranuar humbjen dhe kaluar në opozitë. Kjo tregon pjekje politike dhe një hap drejt ringritjes së kësaj partie. Sa iu përket zyrtareve shqiptarë, po e nis për Ramën, ka caktuar një praktikë që njerëzit e tij të mos flasin”, tha Andoni ndërsa në vijim të bisedës pranon në një farë mënyre se këto zgjedhje nuk e bëjnë të reflektojë politikën shqiptar.

“Zgjedhjet në Kosovë nuk e bëjnë të reflektojnë, pavarësisht se në Shqipëri do të ketë zgjedhje të parakohshme. Basha nuk është provuar se çfarë mund të bëjë në pushtet, por ne nuk mund të marrim shembull në Kosovë. Në një moment Haradinaj ka thënë se “Shqipëria nuk zgjidh dot problemet e veta, jo më të zgjidh të Kosovës””, tha andoni në Fax News.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ben andoni
Pas

Rrahën për vdekje 56-vjeçarin në Vlorë, arrestohen tre persona. Kthesa e papritur në hetime (Emrat)

Para

Fitorja e Albin Kurtit, reagon Lulzim Basha: Populli i Kosovës votoi për ndryshimin

Para
Përfundon takimi i Kolegjit të Kryetarëve, Basha: Filloni urgjent përgatitjet elektorale

Fitorja e Albin Kurtit, reagon Lulzim Basha: Populli i Kosovës votoi për ndryshimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.