Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it. E sigurisht që Ameli nuk mund të ishte më e ëmbël sesa kaq.
Të tre ata janë duke bërë disa ditë pushimi në Turqi. Ata janë akomoduar në një prej resorteve luksoze atje.
Por duket se vogëlushja e tyre e bukur Ameli është rritur edhe më shpejt nga sa prindërit e saj do të donin.
Në një postim që ka bërë Miriam Cani në Instagramin e saj, ajo shfaqet në një foto së bashku me vajzën. Ameli ka vënë këmbët në tavolinë, dhe Miriami komenton: ‘Kush është shefi tani?!’.
Gjithashtu duket se ajo kërkon të ndalojë kohën kur shkruan për vajzën e vet:‘Të lutem mos u rrit kaq shpejt’. Mirami dhe Albani duket se po e shijojnë shumë kohën pranë vajzës së tyre të vogël, aq shumë sa nuk do të donin të rritej kurrë.
(E.K/SHUPLAKA)